Sport

Refik Halili harron turpin me Bylisin: Nuk kemi tradhtarë, Bylisi është i vështirë për të gjithë

5 Korrik 2020, 08:45 Nga DOSJA
Refik Halili harron turpin me Bylisin: Nuk kemi tradhtarë, Bylisi

Kur jeton në Shqipëri, maksimumi i trajtimit të një problemi apo skandali zgjat tri ditë. Nuk është thjesht batutë filmi, por fakt.

Pas skandalit të ndeshjes së Kupës, Bylisi-Tirana, e cila ishte një teatër i turpshëm, presidenti i Tiranës, Refik Halili, shtiret sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ai ka përtypur disa fjali që ka thënë vetë pas ndeshjes dhe është shprehur se po mendon për ndeshjen e radhës.

I intervistuar nga “Panorama Sport”, numri 1 i klubit bardheblu ka pranuar se ka zhvilluar një mbledhje me skuadrën, por pa dënuar askënd dhe pa shpallur asnjë “tradhtar” për tolerimin e rëndë ndaj ballshiotëve (2-1). “Jemi përpara një ndeshjeje shumë të rëndësishme kundër Kukësit. Sido që të jetë, ne duhet të fitojmë kundër kundërshtarit direkt”, ka thënë Halili.

“Neve na intereson kampionati për të hedhur një hap përfundimtar. Duhet të fitojmë që të shpallemi kampionë që në sfidën me Kukësin dhe Partizanin. Besoj se me titullin e mbyllim në këto 180 minuta”, ka shtuar presidenti i Tiranës.

“Fusha e Ballshit nuk është e lehtë edhe si terren, por edhe për të luajtur futboll. Pavarësisht se çfarë flitet, Bylisi është një skuadër që dashje pa dashje atje të gjithë e kanë pasur të vështirë. Unë kam besim se në skuadrën time nuk ka hyrë gjë brenda. Nuk kam tradhtarë. Në skuadër nuk janë afruar para për ndeshjen apo lojtarë të caktuar të kenë marrë para. Për këtë jam i bindur. Nëse ka pasur siç thotë kompania dhe jam i prirë t’i besoj kompanisë, do të dënohet. Nëse ka një njeri që ka marrë para, nga unë i pari, jemi të gatshëm të përballemi me drejtësinë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylisi refik halili tirana bylisi refik halili tirana

Sondazh

Poll