Sport

“Njerëzit nuk e dinë të vërtetën”, Anthony Joshua tregon pse nuk do që i biri të bëhet boksier

5 Korrik 2020, 08:31 Nga DOSJA
“Njerëzit nuk e dinë të vërtetën”, Anthony

Anthony Joshua, dy herë kampioni i botës në boks, Joshua, nuk dëshiron që i biri, 4-vjeçari JJ, të ndjekë hapat e tij si boksier profesionist. Sado bukur që ky sport duket në kamera dhe sidomos në aspektin e famës, Anthony është i bindur që boksi ka shumë elemente negative.

“Djali e di se jam boksier, por vetëm kaq. Ai nuk e di fiks punën time dhe sa i mirë jam. Këto gjëra i mbaj larg shtëpisë. Nuk dua që ai të bëhet boksier, sepse është sport i rrezikshëm”, është shprehur ai.

“Dua që djali im të bëhet njeriu më i mirë, por nuk dua të krahasohet me mua. Nuk mund të jesh yll boksi pa kaluar shumë dhimbje. Njerëzit shohin vetëm shkëlqimin e fituesit dhe nuk duan t’ia dinë për goditjet, thyerjet, dëmtimet në sy dhe të gjitha telashet që sjell boksi”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anthony joshua boks djali sport anthony joshua boks djali sport

Sondazh

Poll