Aktualitet

Dalin fotot/ Këto janë nëna dhe dy vajzat e familjes Josifi që besonin tek ringjallja, Blerta i shpëtoi vetëflijimit

3 Korrik 2020, 07:56 Nga DOSJA
Dalin fotot/ Këto janë nëna dhe dy vajzat e familjes Josifi

TIRANË– Fotoja që po shikoni tregon nënën Zhaneta dhe dy vajzat, Anisa dhe Blerta Josifi, të cilat tentuan të vetëflijoheshin një natë më parë.

Në foton e publikuar nga Dosja.al shihen tre anëtaret e familjes Josifi, dy prej të cilave kanë vdekur tashmë, ndërsa Blerta është gjallë, dhe është nisur për në spitalin psikiatrik në Tiranë.

Sapo ka hapur sytë, Blerta është shprehur se askush nuk e dinte se çfarë sacrifice kishin bërë ato që të vinte ringjallja.

Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, u gjetën pajetë në apartamentin e tyre në Kombinat. Vajza tjetër Blerta u gjet gjallë dhe ndodhet në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”.

Anisa kishte pesë muaj që kishte vdekur dhe e ëma me të motren e lyenin me vaj e me uthull që të mos dekompozohej dhe të mos ndihej era. Pesë vite më parë, familja Josifi kishte humbur kryefamiljarin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anisa josifi blerta josifi dëshmitarët e jehovait zhaneta josifi anisa josifi blerta josifi dëshmitarët e jehovait zhaneta josifi

Sondazh

Poll