Aktualitet

Rezulton me COVID-19 punonjësja e bankës në Elbasan, vetëkarantinohet i gjithë stafi

3 Korrik 2020, 06:25 Nga DOSJA
Rezulton me COVID-19 punonjësja e bankës në Elbasan,

ELBASAN- Rritet sërish numri i të infektuarve me COVID-19 në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit ka rezultuar e infektuar një punonjëse e një banke të nivelit të dytë. Mësohet se banka ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit. Ndërkohë është vetëkarantinuar i gjithë stafi i bankës dhe ka nisur dezinfektimi i zyrave.

Ky është rasti i dytë në qytetin e Elbasanit, ku rezultojnë pozitiv punonjës të stafit në bankë. Në total janë 17 persona të infektuar në Elbasan.

 

Sakaq, në rang vendi është rënduar bilanci i COVID-19. Deri më tani janë shënuar 69 viktima. Së fundmi, kanë humbur jetën 3 persona dhe janë konfirmuar 82 raste të reja. Harta është zgjeruar në 19 qytete. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 78  pacientë, nga të cilët 9 janë në terapi intesive dhe 2 të intubuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll