Aktualitet

“Maska në ambiente në mbyllura mund të bëhet e detyrueshme”/ Manastirliu: Po vlerësohet nga Komiteti Teknik, distancimi

3 Korrik 2020, 07:10 Nga DOSJA
“Maska në ambiente në mbyllura mund të bëhet e

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka deklaruar në emisionin “Opinion” se maska mbrojtëse është e detyrueshme në aktivitetet e biznesit apo në transportin publik sipas protokolleve, por po vlerësohet detyrimi në çdo ambient të mbyllur.

Nisur nga vleresimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve ministrja Manastirliu deklaroi se maska/barrierat mbrojtëse aktualisht po vlerësohen për t’u bërë të detyrueshme në ambientet e mbyllura për frenimin e përhapjes së COVID-19.

“Po vleresohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që të bëhet e detyrueshme barriera mbrojtëse. Duhet të kuptojmë që në të gjitha vendet ku nuk zbatojmë dot distancimin fizik duhet të përdorim maska mbrojtëse“, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se përgjatë gjithë sezonit turistik do të vijojnë të intensifikohen kontrollet dhe monitorimet nga Task-Forca anti-COVID dhe nuk do të tolerohet asnjë prej bizneseve që nuk respekton protokollet e sigurisë. Manastirliu bëri të ditur se 28 qendra shëndetësore verore do të jenë në funksion pranë zonave turistike, edhe për identifikimet çdo rast të dyshimtë të prekur nga COVID19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll