Aktualitet

Fasoneritë vijojnë të vënë ‘kujën’, konfirmohen 12 raste të tjera në Krujë

3 Korrik 2020, 06:25 Nga DOSJA
Fasoneritë vijojnë të vënë ‘kujën’,

KRUJË– 12 persona janë konfirmuar me Covid-19 në zonën e Krujës. Dosja.al mëson se gjatë orëve të fundit në Krujë janë marrë dhjetëra tamponë për të kryer analizat dhe 12 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. 

Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë për momentin dhe se asnjë prej tyre nuk ka simptoma të rënda. 

Ndërkohë në rang vendi është përkeqësuar situata. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 3 persona të tjerë. Në total numri i viktimave ka shkuar në 69.

Po kështu janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Që nga nisja e pandemisë deri sot më janë konfirmuar 2662 të infektuar, nga të cilët 1559 janë shëruar, ndërsa 1103 janë të infektuar aktivë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi kruje koronavirusi ne shqiperi kruje

Sondazh

Poll