Aktualitet

Vettingu/ Shkarkohet gjyqtarja e Apelit, Shpresa Beçaj, s’deklaroi pasurinë dhe as pastërtinë e figurës

3 Korrik 2020, 06:59 Nga DOSJA
Vettingu/ Shkarkohet gjyqtarja e Apelit, Shpresa Beçaj, s’deklaroi

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, gjytaren e Gjykatës së Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e  përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj.

KPK deklaroi se gjyqtarja nuk deklaroi pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Në seancën dëgjimore e cila u zhvillua më 1 korrik, KPK tha se ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë nuk ka dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së si dhe nuk ka depozituar as deklaratën e pastërtisë së figurës. Mosparaqitja e deklaratave, tha KPK, shkakton humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit dhe sjell pamundësinë e këtij institucioni për të vijuar hetimet në kuadër të vetingut.

Ndërkohë, Beçaj nëpërmjet avokatit të saj u shpreh se në kohën kur u kërkua plotësimi i deklarimeve, ajo nuk ka ushtruar profesionin e gjyqtares por avokates. Kështu ajo hodhi akuza ndaj KLD se e la atë jashtë sistemit, pasi sipas saj ishte një gjyqtare e pavarur.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shpresa becaj vettingu shpresa becaj vettingu

Sondazh

Poll