Aktualitet

E mbijetuara e familjes Josifi përfundon në psikiatri, Blerta priste t’i ringjallej e motra dhe bashkë me të ëmën e lyen

3 Korrik 2020, 07:53 Nga DOSJA
E mbijetuara e familjes Josifi përfundon në psikiatri, Blerta priste

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tronditëse në Kombinat, ku u gjetën të pajeta në banesën e tyre nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vajza tjetër Blerta Josifi ndodhet në psikiatri, te “Urgjenca nr 5”. Akualisht ajo është më e qetë dhe po merr trajtim. Ndërkohë, mbrëmë ajo u gjet në banesën e saj pa ndjenja.

Mbërmjen e djeshme Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, u gjetën pajetë në apartamentin e tyre në Kombinat. Vajza tjetër Blerta u gjet gjallë dhe ndodhet në spital.

Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”. Anisa kishte pesë muaj që kishte vdekur dhe e ëma me të motren e lyenin me vaj e me uthull që të mos dekompozohej dhe të mos ndihej era. Pesë vite më parë, familja Josifi kishte humbur kryefamiljarin.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dëshmitarët e jehovait vdes nene e bije ne tirane dëshmitarët e jehovait vdes nene e bije ne tirane

Sondazh

Poll