Aktualitet

“Më dridhet mishi, edhe djali im ka qenë dëshmitar i Jehovait”/ Fqinjët të tronditur pas ngjarjes makabër në Kombinat

3 Korrik 2020, 07:49 Nga DOSJA
“Më dridhet mishi, edhe djali im ka qenë dëshmitar i

TIRANË– Mediat vendase kanë zbarkuar ditën e sotme në Kombinat, aty ku një natë më parë, Zhaneta dhe Anisa Josifit, nënë e bijë, u gjetën pajetë, ndërsa vajza tjetër e familjes, po lufton me vdekjen në spital.

Një prej banoreve të zonës në Kombinat ka treguar për Faxnews, se varrimi i të ndjerave do të bëhet në qytetin e Përmetit, nga ku dhe familja Josifi kishte origjinën. Sa i takon fesë të cilat të ndjerat praktikonin, gruaja shprehet se dhe djali i saj është dëshmitar i Jehovait, por kurrë nuk e ka menduar një akt të tillë ekstrem.

 “Trupi më dridhet, edhe tani që po flas shih si më është bërë mishi, shihe, vajza të reja. Dhe djali im ka qenë dëshmitar i Jehovait, por nuk e mendon të bëjë kështu gjërash, as myslimani dhe as i krishteri nuk thonë që vrisni veten, këtë dua të them me bindje të plotë. Mora vesh që do i varrosin në Përmet, motra e saj banon në pallatin tim, janë njerëz të qetë,”– shprehet fqinja.

Një tjetër fqinjë, tregon për mikrofonin e Report TV, se mbase kjo familja kanë pasur nevojë për një psikolog pasi prej vitesh nuk dilnin nga banesa.

“Ishin vajza të shkëlqyera, ishin me shkollë të lartë. Mbase kanë pasur nevojë për psikologë.  Siç thoshin komshinjtë, vajzat nuk pranoni asnjë person brenda. Thoshin që ishin predikuese, por nuk e di sepse vajzat nuk i kisha parë. Vetëm nëna e tyre dilte. Unë kam 5 vjet këtu vajzat nuk dilnin fare nga shtëpia,”–  tha banorja e pallatit.

Zhaneta dhe Anisa Josifit, nënë e bijë, u gjetën pajetë në apartamentin e tyre në Kombinat. Vajza tjetër Blerta u gjet gjallë dhe ndodhet në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”. Anisa kishte pesë muaj që kishte vdekur dhe e ëma me të motren e lyenin me vaj e me uthull që të mos dekompozohej dhe të mos ndihej era. Pesë vite më parë, familja Josifi kishte humbur kryefamiljarin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dëshmitarët e jehovait vdes nene e bije ne tirane dëshmitarët e jehovait vdes nene e bije ne tirane

Sondazh

Poll