Aktualitet

Arrestohet i shumëkërkuari Fadil Ternova, ‘i forti i Bulqizës’ u gjet në bodrumin që kishte krijuar poshtë një dhome

3 Korrik 2020, 06:44 Nga DOSJA
Arrestohet i shumëkërkuari Fadil Ternova, ‘i forti i

BULQIZË– Fadil Tërnova, 32-vjeçari i shpallur në kërkim që prej vitit 2019 nga drejtësia shqiptare është vënë në pranga ditën e sotme. 32-vjeçari u arrestua në banesën e tij në Bulqizë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, forcat RENEA kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Bulëizë, pas informacioneve se ‘i forti i Bulqizës’ fshihej poshtë një dhome në banesën e tij, ku kishte krijuar një bodrum dhe organizoi operacionin “Fundi i arratisë”.

Edhe pse Tërnova ishte siguruar që pllakat e dyhemesë të mbulonin bodrumin që ksihte krijuar, forcat RENA e zbuluan atë. Brenda dhomës së fshehtë u gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri pistoletë tip “Glock” që Tërnova e mbante pa leje dhe fishekë luftarak.

Kush ishte Fadil Tërnova?

Ai konsiderohej si një prej të fortëve të Bulëizës, që prej vrasjes që ndodhi në viitn 2009, ku u përfshi edhe vetë Tërnova. Ky i fundit ka pasur një komflikt të vjetër me familjen Shehu, një prej djemve të së cilës njihej si një biznesmen i fuqishëm i kromit në zonë. 

kështu, në vitin 2009, Vëllezërit Shehu tentuan të vrisnin Fadil Ternovën, po nga kjo përleshje mbeti i vrarë Shefqet Shehu dhe u plagos rëndë Fadil Ternova. Ky i fundit pnë vitin 2017 ra pre e një atentati ku shpëtoi pa u prekur nga plumbat.

Ai e dinte se personi që e sulmoi me armë zjarri ishte djali i vogël i familjes Shehu dhe katër ditë pas atentatit i doli para atij dhe e kërcënoi. Më pas Ternova u shpall në kërkim, dhe nga arratia deklaroi se nuk dorëzohej, pasi nuk kishte besim te kdrejtësia shqiptare.

Veprat penale që rëndojnë më Ternovën:

“Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.“Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” “Armëmbajtja pa leje”, dhe “Shtrëngim për dhënie pasurie”.

Për këto vepra penale, Gjykata e Shkalles së Parë Dibër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”. Shtetasi Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale. I dënuar për vrasjen e shtetasit Sh. Sh., në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si “Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’. 

Pamjet nga arrestimi i Ternovës

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fadil ternova bulqize fadil ternova renea ne bulqize arrestohet fadil ternova bulqize fadil ternova renea ne bulqize

Sondazh

Poll