Aktualitet

Merr flakë në ecje një makinë pranë kopështit Zoologjik në Tiranë, nuk ka persona të lënduar

3 Korrik 2020, 07:16 Nga DOSJA
Merr flakë në ecje një makinë pranë kopështit

TIRANË– Policia ka njoftuar se mëngjesin e sotëm, pranë kopështit Zoologjik në Tiranë ka marrë flakë një makinë. Uniformat blu bëjnë me dije se makina me drejtues A.T u përfshi nga flakët teksa ishte në ecje. Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një defekt teknik në pjesën e motorit. Fatmirësisht nuk është lënduar shoferi, por ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 03.07.2020, rreth orës 08:45, në rrugën “Peti”, pranë kopështit Zoologjik, dyshohet se si pasojë e nje defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues A.T., ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet merr flakë makina në tiranë merr flakë makina në tiranë

Sondazh

Poll