Aktualitet

Prindërit e Dorian Protoduarit: Nëse nuk ikën Rama do kërkojmë azil politik (Video)

4 Prill 2019, 10:56 Nga DOSJA
Prindërit e Dorian Protoduarit: Nëse nuk ikën Rama do

TIRANË– Prindërit e protestuesit Dorian Protoduari ka qenë sot të pranishëm në Gjykatën e Apelit, ku u mor vendimi për djalin e tyre. Mamaja e Protoduarit u shpreh mjaft e revoltuar për faktin e Protoduari është lënë në burg duke theksuar se në burg duhet të ishin qeveritarët dhe jo protestuesit.

Edhe një herë tregoi fytyrën e vet kjo qeveri dhe kjo gjykatë që mban djemtë tanë dhe lë kriminelat. Lë Saimir Tahirin, që nuk vjen në gjyq por i bëjnë online. Lënë djemtë tanë brenda që nuk kanë bërë asgjë.

Por ta dinë se nuk na frikësojnë, nuk na prekin të drejtën e lirisë së fjalës dhe për të mbrojtur pronën tonë.  Arrestoni sa të doni, mos kujtoni se na frikësoni. Arrestimet politike, vetëm kjo i ka mbet kësaj klike,”- tha ajo para mediave dhe u largua.

Më pas fjalën e ka marrë babai i Dorian Protoduarit, i cili thekson se nëse nuk ikën kryeministri Edi Rama nga qeveria, ai do të kërkojë azil politik familjarisht.

“E prisja që kjo qeveri ta linte në burg djalin tim. Këta janë sot në pushtet janë klikat e Partisë Komuniste. Siç jemi persekutuar nga Enver Hoxha, të njëjtën gjë po bën edhe Edvin Kristaq Rama.

Ne si familje nuk trembemi, do jemi në ballë të të gjitha protestave, derisa të më dalë djali nga burgu dhe derisa të bjerë Rama. Nëse nuk bie Rama, do kërkoj strehim politik. Më falni por nuk rri dot më këtu me regjimin e Edvin Kristaq Ramës në Shqipëri. E vetmja zgjidhje është që unë t ëiki nja sahat e më parë me gjithë familje, nëse zgjedhjet i fiton Rama,”– tha Protoduari.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorian protoduar gjykata e apelit mamaja e dorian protoduarit protoduari ne burg dorian protoduar gjykata e apelit mamaja e dorian protoduarit protoduari ne burg

Sondazh

Poll