Bota

Maqedonasit nuk duan kryeministër shqiptar/ Zaev: I jap 13 deputetë opozitës të formojë qeveri

2 Korrik 2020, 10:23 Nga DOSJA
Maqedonasit nuk duan kryeministër shqiptar/ Zaev: I jap 13 deputetë

MAQEDONI E VERIUT– Kreu i partisë Socialdemokrate, Zoran Zaev nuk pranon kushtin e BDI-së për kryeministër shqiptar duke u shprehur se është i gatshëm t’i japë deputetë VMRO-DPMNE-së opozitare për të formuar qeveri pakice.

Këtë koment Zaev e ka bërë gjatë një debati televiziv me kreun e opozitës Hristijan Mickoski.

“Nëse ky është kushti që të jemi me BDI-në, nuk do të negociojmë me ta. Jam i gatshëm t’i jap 13 deputetë Mickoskit që ai të formojë qeveri pakice, ose do të kërkoj nga ai të më japë 6 deputetë që ne ta formojmë qeverinë. Përmes shantazheve nuk do të bisedojmë.”- është shprehur ai.

Por sa i përket kësaj çështje, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se sikurse u zgjodhën kryeparlamentari, ministri i Brendshëm e i Mbrojtjes, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut mund ta kenë edhe kryeministrin shqiptar.

“Me kryeministër shqiptar rritet lojaliteti i shqiptarëve ndaj shtetit. Me kryeministër shqiptar forcohet integriteti dhe sovraniteti i shtetit. Ne nuk marrim hisen e tjetër kujt, pasi të huajin kurrë nuk e kemi dashur, por për hisen tonë gjak kemi derdhur.”- tha Ahmeti.

Kujtojmë se Ahmeti një javë më parë u shpreh se Maqedonia e Veriut do të udhëhiet nga një kryeministër shqiptar, duke shtuar atje nuk janë vetëm maqedonasit por edhe shiptarët.

Ndërkohë kujtojmë se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka mbyllur listën zgjedhore, ku të drejtën e votës në zgjedhjet e 15 korrikut e kanë mbi 1.8 milionë qytetarë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti zgjedhjet në maqedoninë e veriut zoran zaev ali ahmeti zgjedhjet në maqedoninë e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll