Bota

BE i dhuron Kosovës 6 mijë pajisje mjekësore në luftën kundër COVID-19, Apostolova: Nëse virusi përhapet më shumë rrez

2 Korrik 2020, 10:04 Nga DOSJA
BE i dhuron Kosovës 6 mijë pajisje mjekësore në luftën

KOSOVË- Bashkimi Evropian i ka dhuruar sot Kosovës mijëra pajisje mjekësore dhe me qëllim të lehtësimit të luftës kundër COVID-19. Vlera e ndihmës kap vlerën e të 800,000 eurove dhe përfshihen 6,000 pajisje si: teste për diagnostikim të koronavirusit, material sanitar për mbrojtje të personelit në institucionet spitalore, shtretër dhe aparaturë tjetër. Pjesë e kësaj ngjarjeje ka qenë përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, e cila u ka bërë thirrje banorëve të Kosovës për kujdes të shtuar.

Respektoni kufizimet shumë të rëndësishmë për të luftuar pandeminë. Për momentin e shohim që gjithandej Prishtinës, gjithandej Kosovës njerëzit po dalin, nuk respektojnë distancimin fizik, nuk vendosin maska dhe nuk janë fare të vetëdijshëm për pasojat tepër të rënda që po ndodhin, ndoshta jo për ne, por për më të moshurrit tanë.

BE-ja e di që sistemi spitalor Kosovar nuk është i përgatitur të presë një numër të lartë infektimesh, ndihmesa jonë do të vazhdojë me mjete dhe shuma monetare, por mënyra më e mirë është që të respektojmë udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik të ruajmë veten dhe njerëzit tanë’.- tha e dërguara e BE-së në Kosovë”, ka deklaruar ajo.

Nga ana tjetër, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë prioritet shëndetin e tyre dhe jo dallimet politike në kohë pandemie. “Mos lejoni që të kemi donacione të tilla në pafundësi, na mundësoni që ta përfundojmë pandeminë, respektoni masat, zbatoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë ministri Zemaj.

Në Kosovës që nga nisja e pandemisë  deri më sot janë konfirmuar 2,991 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Nga ana tjetër mësohet se 1,293 persona janë shëruar, derisa 54 pacientë kanë vdekur.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni armend zemaj be dhuron ndihma kosoves koronavirusi ne kosove natalia apostolova armend zemaj be dhuron ndihma kosoves koronavirusi ne kosove natalia apostolova

Sondazh

Poll