Aktualitet

Abuzime me tenderat e Ministrisë së Drejtësisë, gjykata liron nga burgu të gjithë ish-zyrtarët

8 Shkurt 2019, 11:04 Nga DOSJA
Abuzime me tenderat e Ministrisë së Drejtësisë, gjykata

TIRANË- Lirohen nga burgu ish-zyrtarët e akuzuar për abuzime me tenderat e Ministrisë së Drejtëisë. Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga burg në arrest shtëpie për ish-drejtorët Aurel Lamçe dhe Arlind Alikaj.

Ish-sekretarja e Përgjithshme, Juliana Hoxha, e cila është nën masën “arrest shtëpie” do të njihet nesër me masën e sigurisë, bashkë me  8 ish-zyrtarët që janë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje.

Masa e sigurisë “arrest me burg” dhënë në mungesë është vetëm për ish-drejtorin e IT, Lusien Ali, i cili është i shpallur në kërkim.

Operacioni u zhvillua më 6 shkurt dhe sipas burimeve të Dosja.al, ish-zyrtarët akuzohen se kanë abuzuar me 5 tendera të kësaj ministrie në vitet 2016-2017. Dëmi i llogaritur kap vlerën e disa miliona eurove. Në verifikim edhe ish-ministrat Ylli Manjani dhe Petrit Vasili.

Tenderat për të cilët po hetohen zyrtarët e akuzuar janë:

1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative
2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit

Si u zbuluan shkeljet?
Ka qenë grupi i Inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave që ka nxjerrë në pah shkeljet. Disa nga sistemet obekt të procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale.

Zyrtarët e akuzuar:
Të arrestuar:
Lusien Ali

Arrest shtëpie:

Juliana Hoxha
Arlind Alika
Airel Lamçe

Në detyrim paraqitje
Marsuela Aliaj
Doralda Muka
Arlin Arapi
Orgesa Goga
Eris Sheshi
Ethem Vigani
Ornela Bleda
Ilir Çuni

Po verifikohen
Ylli Manjani
Petrit Vasili

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gazmend bardhi masa e gjykates per zyrtaret petrit vasili prokurori skandali me tenderat ylli manjani gazmend bardhi masa e gjykates per zyrtaret petrit vasili prokurori skandali me tenderat ylli manjani

Sondazh

Poll