Aktualitet

Sherr masiv në Kamëz, me shkopinj në duar, 5 djem zvarrisin dhe godasin dhunshëm një tjetër (Video)

8 Shkurt 2019, 18:28 Nga DOSJA
Sherr masiv në Kamëz, me shkopinj në duar, 5 djem zvarrisin dhe

Një sherr mes 6 djemve është regjistruar pak minuta më parë shumë pranë kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz. Në videon e publikuar nga JOQ shihen 5 djem të pajisur me shkopinj druri që marrin zvarrë dhe godasin një tjetër që shoqërohej nga dy vajza.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje djali ishte në makinën tip BMW me dy vajza dhe në momentin që i kanë prerë rrugën ka dalë të përballej me djemtë. Në sfond dëgjohen ulërima njerëzish të cilët mblidhen për të ndaluar sherrin.


Një burrë u kërkon të ndalojnë dhe u thotë se po vjen policia. Pasi dëgjon fjalën ‘polici’, djali që u sulmua futet sërish në makinë bashkë me dy vajza dhe largohet. Të tjerët shpërndahen. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i kësaj përballjeje të dhunshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 5 djem dhunojne nje djale sherr masiv ne kamez sherr me shkopinj 5 djem dhunojne nje djale sherr masiv ne kamez sherr me shkopinj

Sondazh

Poll