Aktualitet

Kaloi Vettingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin Cani

8 Shkurt 2019, 14:37 Nga DOSJA
Kaloi Vettingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin Cani

TIRANË– Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e  KPK-së, për prokurorin, Besnik Cani.  Prokurori Cani u konfirmua në detyrë nga KPK më 27 nëntor të 2018-ës.

Në njoftim thuhet se pasi u shqyrtua vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si u mor në konsideratë rekomandimi i paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, Cani nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

 

Njoftimi i plotë 

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Besnik Cani, magjistrat/prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Besnik Cani, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Cani. Mbështetur në pikën 1, të nenit 16 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: www.ikp.al

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnikm cani ikp prokuror vettingu besnikm cani ikp prokuror vettingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shkurt 2019, 13:11

Letër për vajzën nga Kavaja

Nuk ishe vetëm. Aty në kuzhinën e vogël, ku mami gatuante me mendjen diku në Itali, ndërsa tymi përhapej nëpër shtëpi dhe aroma e këndshme e gatimit mundohej të...