Aktualitet

Dënimi me 25 vite burg i Dritan Dajtit, revolta e gazetares Anila Hoxha: Jeta e një polici nuk vlen, i vrisni disa herë

8 Shkurt 2019, 17:11 Nga DOSJA
Dënimi me 25 vite burg i Dritan Dajtit, revolta e gazetares Anila Hoxha:

Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda në lidhje me dënimin e Dritan Dajtit. Më anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se ky vendim tregon se jeta e një polici nuk vlen, pasi sipas saj dekonspirohen dhe vriten disa herë.

Pres hakerrimin e ministrit te brendshem. Pres hakerrimin e drejtorit te pergjithshem te policise se shtetit !!! Te kujtdo dreqi qe eshte ulur neper karrige shteterore dhe as qe i behet vone se sa vlen jeta e nje polici . Sepse jeta e nje polici nuk vlen perderisa i nxirrni neper aksione te tradhetuara, i dekonspironi dhe i vrisni ne menyra gjithfaresh. Disa i vrisni duke mos i motivuar. Disa i vrisni duke i pezulluar nga detyra. Disa duke ju kerkuar llogari pse nuk ju pershendeten ne menyre ushtarake. Disa se i quani trupe dhe flote kur ata jane efektive te policise. Disa vriten pak nga pak. Disa vriten brenda nje casti. Dhe disa rivriten.

Rip deshmoret e atdheut

FATOS XHANI

ALTIN DIZDARI

SAIMIR DUCKOLLARI

KASTERIOT FESKAJ.”– shkruan gazetarja Anila Hoxha.

Dajti është autori i masakrës së Durrësit, ku më 7 gusht të vitit 2009 vrau 4 policë që shkuan për t’a arrestuar, Fatos Xhanin, Altin Dizdarin, Kastriot Freskajn dhe Sajmir Duçkollarin. I dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 4 burgime të përjetshme, Dajti bëri kërkesë për gjykim të shkurtuar. Kërkesa është pranuar nga Gjykata dhe Apeli i Krimeve të Rënda e ka dënuar me 25 vite burg.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha dritan dajti dritan dajti i shpeton burgimit te perjetshem masakra e durresit vrasja e 4 policeve anila hoxha dritan dajti dritan dajti i shpeton burgimit te perjetshem masakra e durresit vrasja e 4 policeve

Sondazh

Poll