Aktualitet

Vlorë/ Mbyti gruan në gjumë, Gjykata lë në burg Teodor Lerën (VD)

8 Shkurt 2019, 12:36 Nga DOSJA
Vlorë/ Mbyti gruan në gjumë, Gjykata lë në burg Teodor

VLORË- Dy ditë pasi kreu krimin makabër, del nga spitali 57-vjeçari Teodor Lera, burri që vrau gruan e tij duke e mbytur dhe më pas duke e qëlluar me thikë. Lera ka qëndruar për 2 ditë nën kujdesin e mjekëve, pasi pas krimit tentoi të vetëvritej duke prerë damarët.

Ai është shoqëruar sot rreth orës 12:40 nga Policia drejt Tiranës, pasi siç bëjnë me dije burime për Dosja.al, çështja është marrë në dorë nga Krimet e Rënda.

Në orën 15:00, Lera ka dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku iu komunikua edhe masa e sigurisë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 57-vjeçarin Teodor Lera.

58-vjeçari ka qenë në gjendje depresive, me duar të fashuara dhe duke çaluar në këmbën e majtë, ndërkohë që në fytyrë i dallohen shenjat, që sipas hetuesve janë lënë nga e shoqja e cila ka tentuar të mbrohet me thonj në momentin që Lera e ka mbytur.

I pyetur nga Dosja.al pse e bëri krimin Lera ka thënë: “Lëre se më morën jetën”.

47-vjeçarja Etleva Lera, e vrarë nga Teodori, është përcjellë për në banesën e fundit në fshatin e lindjes në Tragjas, ndërkohë që për të shoqin vrasës nuk ka patur asnjë interesim nga familjarët e tij në spital.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet etleva lera gjykata e krimeve te renda krim ne familje teodor lera vrasja ne vlore etleva lera gjykata e krimeve te renda krim ne familje teodor lera vrasja ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shkurt 2019, 13:11

Letër për vajzën nga Kavaja

Nuk ishe vetëm. Aty në kuzhinën e vogël, ku mami gatuante me mendjen diku në Itali, ndërsa tymi përhapej nëpër shtëpi dhe aroma e këndshme e gatimit mundohej të...