Aktualitet

‘Drejtësia e re’ shpëton Dritan Dajtin, gjykata i jep 25 vite burg

8 Shkurt 2019, 15:50 Nga DOSJA
‘Drejtësia e re’ shpëton Dritan Dajtin, gjykata i jep 25

TIRANË– Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzon dënimin e përjetshëm në ngarkim të Dritan Dajtit.

Dajti, i dënuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 në Durrës bëri kërkesë për gjykim të shkurtuar. Kërkesa është pranuar nga Gjykata dhe Apeli i Krimeve të Rënda e ka dënuar me 25 vite burg.

Dritan Dajti është i dënuar për vrasjen e 4 policëve në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

Vrasja e biznesmenit Agim Beqo, ka ndodhur në vitin 1999 dhe Dritan Dajti ishte i lirë që pas arratisë në vitin 2004 nga Gjykata e Tiranës.

Dritan Dajti qëndron prej vitit 2009 në paraburgim, ndërkohë që gjykimi i tij është zvarritur për gati 10 vite. Gjykata e Lartë e riktheu çështjen për rigjykim në Apel, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar Dajtin me 4 burgime të përjetshme.

Sakaq, vendimi i sotëm i Apelit e lë Dritan Dajtin edhe 10 vite pas hekurave, pas konvertimit të dënimit nga paraburgimi, i cili llogaritet 10 vite i barabartë me 15 vite burg.

Ndryshimi i vendimit të Gjykatës pë dënimin e Dritan Dajtit ka shkaktuar një valë reagimesh në politikë shqiptare, dhe në rrjetet sociale. Ndër to gazetarja Anila Hoxha u shfaq e revoltuar teksa shkruan në një status në profilin e saj në facebook se jeta e një polici nuk vlen. Sipas saj policët dekonspirohen dhe vriten disa herë.

Për këtë çështje reagoi edhe një nga oficerët e Krimeve të Rënda Petrit Gjeçaj. Në një status në rrjetet sociale Gjeçaj shkruan: Vetëm drejtësi nuk mund të quhet pranimi i gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin, i cili vrau 4 oficerë policie në krye të detyrës…TUUURP e Faqe e ZEZË…

Më pas ka ardhur edhe një reagim nga gazetari i kronikës së zezë Flamur Vezaj. Vezaj shkruan se Dajti e ka zvarritur proçesin gjyqësor me lojëra prceduriale që t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm. Sipas gazetarit gjyqet po mbahen peng nga kriminelët. 

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgim i perjetshem dritan dajti gjykata e apelit per krimet e renda burgim i perjetshem dritan dajti gjykata e apelit per krimet e renda

Sondazh

Poll