Aktualitet

Korçë/ Buzëqeshin tifozët e Skënderbeut, Rama premton stadium të ri

8 Shkurt 2019, 18:28 Nga DOSJA
Korçë/ Buzëqeshin tifozët e Skënderbeut, Rama premton

Kryeministri Edi Rama teksa gjendej sot Korçë, ka dhënë një lajm të mirë për stadiumin e Skënderbeut.

Gjatë takimit të tij me banorët e Korçës, veç të tjerave, Rama ka prekur dhe çështjen e stadiumit, stadium i kohës së monizmit dhe shumë i amortizuar.

Do fillojmë ndërtimin e stadiumit të Kukësit. Përveç Elbasanit, Shkodrës, Tiranës, do bëjmë  edhe të Kukësit. Duke pasur edhe Elisën deputete, që ka një dobësi për Skënderbeun, ka mundësi që radhën pas Kukësit ta ketë Skënderbeu. Përtej shakasë, kjo lidhet me planin, aty ka edhe një hotel në zonën midis fushave dhe stadiumit, që shpresojmë dhe urojmë të jetë një shembull për turizmin e nivelit të lartë. Plani ka edhe stadiumin, rindërtimin e stadiumit“, theksoi Rama.

Ndërkohë, kujtojmë se klubi i Skënderbeut është dënuar 10 vjet nga UEFA, për të mos luajtur më në Kupat e Europës, pasi ka kryer shumë trukime.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama korce premtim stadiumi i skenderbeut edi rama korce premtim stadiumi i skenderbeut

Sondazh

Poll