Aktualitet

Spiropali tregon porosinë e Ramës për vajzën e mitur: Duam të investojmë në shkollimin e saj

8 Shkurt 2019, 18:16 Nga DOSJA

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, ka vizituar sot familjen e vajzës së mitur në Kavajë që u përdhunua nga shokët e saj të klasës.

Në këtë vizitë ministrja Spiropali, u ka treguar prindërve se qeveria ka vendosur që të mbështes shkollim e vajzës, duke e trajtuar me bursë dhe jashtë shtetit.

Më tej ministrja u shpreh se kjo ishte një porosi e drejtpërdrejtë nga Rama, dhe do të kujdesen për vajzën që ajo të shkollohej siç duhet.

Ne duam ta ndihmojmë deri në fund dhe e kam porozi nga Kryeministri që nëse vajza do të ndjek shkollë këtu, në kolegj apo të shkoj jashtë kudo që të jetë  ne do ta ndjekim për t’i siguruara bursë që ajo të zhvillojë të gjithë potencialit të saj e pandikuar nga kjo ngjarje. Jam e sigurt që do shkëlqej, është vajzë me shumë kurajë, është vajzë e shkëlqyer me nota, që ndjek gjithë të huaj që lexon ne duam të investojmë në shkollimin e saj”, u shpreh ministrja Spiropali.

Kujtojmë që historia e vajzës në Kavaja, prej shumë ditësh është në qendër të medias dhe të politikës.

Fillimisht kjo ngjarje u denoncua nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhe për këtë janë arrestuar 7 adoleshentë.

A.B. (Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elisa spiropali perdhunimi i te mitures ne kavaje elisa spiropali perdhunimi i te mitures ne kavaje

Sondazh

Poll