Aktualitet

Vlora pushtohet nga protestuesit e PD, banorët i “presin” Ramës biletën vetëm për vajtje (VD)

8 Shkurt 2019, 16:57 Nga DOSJA
Vlora pushtohet nga protestuesit e PD, banorët i “presin”

VLORË- Protesta e qytetarëve, zhvilluar ditën e sotme, është  mbeshtetur nga Partia Demokratike, Dega Vlorë. Protestuesit kanë bllokuar për rreth 30 minuta rrugën pranë rreth rrotullimit në zonën e skelës.

Me thirrjet “Rama ik”, protestuesit kanë bërë thirrje për t’iu bashkuar protestës së 16 shkurtit në Tiranë kundër qeverisë Rama. Sipas protestuesve, Ka ardhur koha për të larguar qeverinë e krimit, stop largimeve të të rinjve shqiptarë.

Banorët të mbështetur nga Partia Demokratike i kanë prerë edhe një biletë simbolike kryeministrit Rama, me ‘Air Albania’ nga aeroporti i Vlorës.

Duhet theksuar se protesta ka qenë paqesore, duke kërkuar bashkimin e të gjithë shqiptarëve më 16 shkurt, jo  vetëm demokrate, por edhe socialistë të zhgënjyer, të bashkohen kundër qeverisë së krimit.

Në datën 16 duhet të shkojmë në Tiranë. Por Vlora duhet të organizohet 100 herë më tepër se sot. Në datën 16 t’u dalë lepuri atyre njerëzve nga barku sepse boll u trembëm nga këto presione që mund të kenë nesër, pasnesër. Duhet të bashkohemi të gjithë për një qëllim, të tregojmë vlera që ky kryeministër, kjo qeveri duhet ta dorëzojë pushtetin sepse e ka katandisur këtë vend si mos më keq. Të ngrihemi, të bashkohemi të gjithë bashkë, sidomos për rininë që po e braktis këtë vend. Të nderuar qytetarë, të nderuar demokratë, të nderuar socialistë të ndershëm sepse kjo qeveri nuk është qeveri socialistësh është qeveri oligarkësh”, tha një prej drejtuesve të protestës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet air albania edi rama protesta e 16 shkurtit protesta e opozites vlore air albania edi rama protesta e 16 shkurtit protesta e opozites vlore

Sondazh

Poll