Bota

Covid-19 prek dhe në Ministrinë e Brendshme në Kosovë/ Infektohen dy zyrtarë të administratës

1 Korrik 2020, 15:31 Nga DOSJA
Covid-19 prek dhe në Ministrinë e Brendshme në Kosovë/

KOSOVË– Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ditën e sotme ka njoftuar se dy punonjës të administratës ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Sipas njoftimit bëhet me dije se njëri prej tyre punon në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe tjetri në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë por megjithatë nuk janë identifikuar emrat e tyre.

Sakaqë ministria ka bërë të ditur se këto dy qendra nuk do të jenë në shërbim të qytetarëve në ditët e ardhshme.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dy zyrtarë të këtyre qendrave.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve, Qendra për pajisje me Dokumente dhe Zyra për vulat Apostile me datën 2 dhe 3 Korrik 2020 të pezullojnë ofrimin e shërbime me palë, duke përjashtuar rastet mjekësore si për QRA ashtu edhe për QPD dhe tërheqjen e dokumenteve të gatshme.

Aplikimet e rasteve tjera mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta. Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll