Bota

Brazili nuk gjen qetësi/ 1.280 viktima dhe mbi 33 mijë të infektuar brenda 24 orëve të fundit

1 Korrik 2020, 12:38 Nga DOSJA
Brazili nuk gjen qetësi/ 1.280 viktima dhe mbi 33 mijë të

BRAZIL-Në 24 orët e fundit në Brazil janë regjistruar të paktën 33 800  raste të reja të personave me koronavirus si dhe  1.280 pacientë të infektuar nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë kësaj beteje të ashpër me virusin.

Sipas Ministrisë së Shëndesësisë deri më tani në të gjithë territorin e vendit janë regjistruar në total 1,408,485 raste pozitive me Covid-19, ndërsa numri i presonave që kanë humbur jetën ka shkuar në 59,656.

Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 10,592,660 persona. Ndërkohë 514,082 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 5,801,646 qytetarë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll