Bota

Humb jetën 63-vjeçari me koronavirus në Kosovë, shkon në 52 numri i viktimave

1 Korrik 2020, 12:19 Nga DOSJA
Humb jetën 63-vjeçari me koronavirus në Kosovë, shkon

KOSOVË– Një 63-vjeçar i infektuar me koronavirus ka humbur jetën në Kosovë. Mësohet se viktima është Isuf Murati nga Gjilani, i cili humbi betejën me virusin në spitalin e Prishtinës.  Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili u ka shprehur ngushëllimet familjarëve.

Postimi i plotë:

Fatkeqësisht në përballjen me pandeminë globale COVID-19, sot nga jeta është ndarë edhe qytetari i Gjilanit, i katërti në këtë pandemi, Isuf Murati. Nga njoftimi që kemi marrë prej Qendrës Klinike Infektive në Prishtinë, sot ishte një lajm i vështirë për të gjithë ne. Ngushëllojmë familjen dhe garantojmë se do të jemi pranë tyre në këto ditë të vështira, sepse nuk e kanë të lehtë ballafaqimin me këtë ndarje nga më i dashuri i tyre. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Komuna e Gjilanit në kushte pandemie. Apeloj te të gjithë qytetarët ti respektojnë masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të profesionistëve, maskat, dorezat, distanca, sepse janë baza e të jetuarit në përditshmërinë tonë. Nuk duhet shmangur këto rekomandime sepse ky virus është një kërcënim i shëndetit publik. Mos jep shërbim dhe mos u shërbe askund, nëse nuk përdoren masat mbrojtëse. Kujdes maksimal për të gjithë kudo që jeni. 

Ndërkohë numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 2,878. Deri më tani janë shënuar 52 viktima, nga të cilat 4 janë nga Gjilani. Sakaq 1,577 pacientë janë shëruar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove

Sondazh

Poll