Përfituan nga izolimi i Covid-19/ Hajdutët vjedhin zyrat e Parlamentit Evropian, prekin edhe dokumentat sekrete
1 Korrik 2020, 13:56Nga DOSJA
BRUKSEL– Kur Covid-19 izoloi për më shumë se 3 muaj mbi 200 shtete në mbarë botën, edhe zyrtarët e Parlamentit Europian nisën punën nga shtëpia për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Ditën e sotme në mediat e huaja është raportuar se gjatë muajve të karantinës në zyrat e Parlamentit Evropian kanë hyrë hajdutët.
Sipas artikullit thuhet se të paktën 50 eurodeputetëve u janë vjedhur kompjuterë, tableta dhe sende me vlerë nga zyrat e tyre në Parlamentin Evropian.
Raportohet se këto vjedhje kanë ndodhur gjatë kohës kur godina ka qenë bosh, ku hajdutët e kanë pasur fare të lehtë të kontrollojnë mes dokumenteve dhe në sirtarët e sigurisë të eurodeputetëve.
Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje eurodeputeti Nico Semsrott, të cilët i janë vjedhur 2 laptopë, tha se është i zhgënjyer nga siguria e Parlamentit. Kujtojmë se në mars, presidenti i Parlamentit David Sassoli vendosi masa të rrepta për personat jashtë parlamentit, dhe i inkurajoi eurodeputetët të punonin nga shtëpia.
Prandaj parlamenti ka qenë bosh pothuajse gjatë gjithë muajit maj, por një zëdhënës i parlamentit tha se asambleja është informuar për vjedhjet dhe ka nisur një hetim për ngjarjen.
AMSTERDAM- Punëtorëve të seksit në Amsterdam u kërkohet të mbajnë doreza dhe maska si pjesë e masave paraprake të reja të vendosura në mes të pandemisë COVID-19...
BRAZIL-Në 24 orët e fundit në Brazil janë regjistruar të paktën 33 800 raste të reja të personave me koronavirus si dhe 1.280 pacientë të infektuar nuk kanë m...
PRISHTINË– Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj prezantoi disa nga masat e reja, duke paralajmëruar se nëse ato nuk zbatohen, Qeveria e Kosovës, do të rik...
GJERMANI- Serbia dhe Mali i Zi janë dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor me të cilat Bashkimi Evropian ka rekomanduar hapjen e kufijve të jashtëm me 1 korr...
SHBA-“Megjithë planet tona më të mira fillestare për t’u kushtuar rëndësi çështjeve më të rëndësishme për sigurinë dhe mirëqenien e Evropës, kryesia jonë...
ITALI-Policia italiane ditën e sotme ka bërë me dije se kanë sekuestruar një rekord botëror prej 14 tonësh amfetaminat e bërë nga ISIS në Siri.Droga, në formën ...
MAQEDONI-Koronavirusi nuk ka kursyer askënd, duke nisur nga politikanët, artistët, mjekët, gazetarët dhe të gjithë ata që punojnë në televizone.Ditën e sotme ng...
KOSOVË-Zëvëndës Kryeministri, Driton Selmanaj, tha se ky organ do të funksionojë në kuadër të Zyrës së kryeministrit dhe se detyrë e anëtarëve të këshillit...