Bota

COVID-19/ Rihapen shtëpitë publike në Amsterdam, rregullat për klientët dhe punonjëset e seksit

1 Korrik 2020, 13:43 Nga DOSJA

AMSTERDAM- Punëtorëve të seksit në Amsterdam u kërkohet të mbajnë doreza dhe maska si pjesë e masave paraprake të reja të vendosura në mes të pandemisë COVID-19. Distrikti i dritave të kuqe në Amsterdam do të rihapet ditën e sotme, më 1 korrik. Pavarësisht rihapjes kjo pjesë famëkeqe e qytetit do të jetë mjaft ndryshe në këtë kohë pandemie.

Përveç mbajtjes së dorzeave punëtoret e seksit do të duhet të shmangin edhe seksin oral. Dhomat pas perdeve të kuqe janë pastruar dhe dezinfektuar për të mirëpritur klientët që kanë munguar prej kohësh.

Gjatë muajve të karantinës shumë prej punonjëseve të seksit janë detyruar ta shndërrojnë biznesin e tyre në një format online, pasi kjo është e vetmja punë prej të cilës mund të fitojnë të ardhura.

Lagjja, e cila tërheq miliona vizitorë çdo vit, është një qendër për shfaqje seksi, klube për të rriturit dhe bordello, që është mbyllur prej më shumë se 3 muajsh si shkak i pandemisë.

Burimi: standard.co.uk

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne holande koronavirusi ne holande

Sondazh

Poll