Bota

Ndodh mrekullia në Britani! Mjekët nuk i dhanë shpresë dhe familja i përgatiti ceremoninë mortore, 58-vjeçari me COVID ri

1 Korrik 2020, 15:03 Nga DOSJA
Ndodh mrekullia në Britani! Mjekët nuk i dhanë shpresë dhe

BRITANI- Një mrekulli ka ndodhur në Britani ku një burrë i prekur nga COVID-19, të cilit mjekët nuk i kishin dhënë asnjë shpresë për mbijetesë ia ka dalë që rikthehet në jetë pas 11 muajsh në kujdesin intensiv.

Ndërkohë mediat e huaja kanë bërë të ditur se gruaja dhe djali i kishin dhënë lamtumirën e fundit, të bindur se nuk do ta shihnin më si dhe kishin folur edhe me agjencinë funerale për ceremoninë mortore.

58-vjeçari Mal Martin, ia ka arritur që të jetë sërish me familjen e tij madje tashmë është shëndoshë e mirë.

E shoqja, Sue Martin kishte rrëfyer në muajin prill historinë e saj, duke treguar sesi mjekët i kishin dhënë mundësinë që së bashku me fëmijet, vajzën Hana 16 vjec dhe djalin William, 14 t`I jepnin lamtumirën Malit për herë të fundit.

Të veshur kokë e këmbë me tutat special mbrojtëse, ata kishin qëndruar 10 minuta me kryefamiljarin e sëmurë, që tashmë është ngritur në këmbë!

Burimi:.bbc

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mal martin mal martin

Sondazh

Poll