Bota

Ministria e Shëndetësisë ruse jep njoftimin e rrallë: Covid-19 i bën meshkujt sterilë

1 Korrik 2020, 14:24 Nga DOSJA
Ministria e Shëndetësisë ruse jep njoftimin e rrallë:

RUSI– Pandemia e Covid-19 çon në një ulje drastike të cilësisë së spermës dhe mund t’i bëjë meshkujt infertilë. Ky lajm është bërë e ditur nga Ministria ruse e Shëndetësisë pasi  ka dalë në këtë përfundim pas një studimi. 

“Sot, problemet e infertilitetit, veçanërisht infertilitetit mashkullor, të shoqëruar me Covid-19 po rezultojnë në një shkallë më të rëndë,”  tha Elena Uvarova, gjinekologe në një konferencë për shtyp në Moskë.

Informacioni i mbledhur nga mjekët rusë ka treguar tek burrat që shëroheshin nga koronavirusi shënonin 38 përqind ulje të cilësisë së spermës.

Studiuesit kanë debatuar për ndikimin e mundshëm të Covid-19 në pjellorinë e mashkullit që nga fillimi i pandemisë në Kinë, në muajin dhjetor. Disa studime kanë zbuluar se virusi prek sistemin riprodhues të mashkullit, ndërsa të tjerët nuk zbuluan asnjë anomali.

Kujtojmë se disa kohë me parë një studim i mëparshëm në Kinë, rreth një në pesë burra raportuan “probleme me testikujt” pasi u infektuan me koronavirus.

Burimi:RT

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi rusi koronavirusi ne rusi rusi

Sondazh

Poll