Bota

Njihuni me fshatin e rrallë në Kosovë/ Banorët kanë të njëjtin mbiemër por fe të ndryshme, ja cila është legjenda e B

1 Korrik 2020, 14:49 Nga DOSJA
Njihuni me fshatin e rrallë në Kosovë/ Banorët kanë

KOSOVË- Fshati Brus, i cili gjendet në zonën më të thellë të komunës së Lipjanit ka dy karakteristika shumë të rralla dhe mjaft interesante.

Në këtë fshat të gjithë banorët mbajnë mbiemrin Gashi mirëpo ato kanë dy fe të ndryshme. Mësohet se në këtë fshat gjysma e banorëve janë myslimanë dhe gjysma kanë si fe krishtërimin.

Sipas legjendës, fshati është ngritur prej tre vëllezërve të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme. Por megjithatë edhe pse me fe të ndryshme mes banorëve ka pasur tolerancë ndërfetare.

Në mes të fshatit janë varrezat në të cilat, të vdekurit deri para një dekade varroseshin së bashku katolikë e myslimanë, ndërsa kohët e fundit ato janë të ndara. 

Prodhimi i thëngjillit dhe shitja e tij është profesioni i vetëm i shumicës së banorëve të Brusit. Në këtë fshat ka 30 furra të posaçme në të cilat drurët digjen duke u shndërruar në thëngjill për skarë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni fshati brus fshati brus

Sondazh

Poll