Aktualitet

Rastësia në Kavajë/ Gjyshi i 13 vjeçares së përdhunuar, punonjës në burgun ku ndodhen djemtë e akuzuar

8 Shkurt 2019, 14:07 Nga DOSJA
Rastësia në Kavajë/ Gjyshi i 13 vjeçares së

DURRËS- Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë që ndodhi në shkollën Rilindja në Kavajë, ku një 13-vjeçare u përdhunua nga 8 djem. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se gjyshi i 13 vjeçares së përdhunuar në Kavajë, është punonjës në burgun ku ndodhen 7 nga 8 djemtë e akuzuar. 

Ngjarja e Kavajës

Një 13 vjecare ka denononcuar në polici se është detyruar  të kryejë marrëdhënie me 8 djemtë në kohë të ndryshme për një periudhe 3-mujore.

Burimet bëjnë me dije se 13-vjecarja ka pasur të dashur njërin prej adoleshentëve, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar të shkonte edhe me shokët e tij, pasi ata e kishin filmuar dhe nëse nuk e kryente këtë veprim do ta publikonin në rrjete sociale.

Vajza ka pranuar dhe ka shkuar më të 8 djemte ne kohe të ndryshme, por kanë qënë prindërit ata që e kanë kuptuar dhe e kanë  shtrënguar të miturën të tregojë.

Pasi kanë dëgjuar nga e mitura historinë së bashku me vajzën ata kanë bërë denoncimin në polici, e cila menjëherë ka arrestuar 7 të rinj, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër. Rasti u denoncua fillimisht nga Sali Berisha, e më pas solli reagimin e mbarë opinionit publik.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet perdhunimi i te mitures ne kavaje sali berisha perdhunimi i te mitures ne kavaje sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shkurt 2019, 13:11

Letër për vajzën nga Kavaja

Nuk ishe vetëm. Aty në kuzhinën e vogël, ku mami gatuante me mendjen diku në Itali, ndërsa tymi përhapej nëpër shtëpi dhe aroma e këndshme e gatimit mundohej të...