Bota

U infektua nga Covid-19, vdes kameramani shqiptar në Maqedoninë e Veriut

1 Korrik 2020, 10:38 Nga DOSJA
U infektua nga Covid-19, vdes kameramani shqiptar në Maqedoninë e

MAQEDONI-Koronavirusi nuk ka kursyer askënd, duke nisur nga politikanët, artistët, mjekët, gazetarët dhe të gjithë ata që punojnë në televizone.

Ditën e sotme nga mediat vendase është bërë me dije se 51-vjeçari Shenoll Ahmeti, i cili ishte i punësuar në RTMV ka vdekur nga koronavirusi.  Ai ishte diagnostikuar me virus, ndërsa një javë më parë ai kishte qenë i shtruar në spital.

Por teksa ditët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar ka bërë që kameramani shqiptar të mos i bëj ballë kësaj  sëmundje të egër duke i marrë jetën.

Ndërkohë miqtë dhe kolegët e Ahmetit në televizionin maqedonas kanë bërë me dije se ai nuk kishte probleme shëndetësore më herët përveç infektimit nga virusi.

Kujtojmë se prej më shumë se 3 javësh në Maqedoninë  e Veriut rastet e reja me Covid-19  janë shtuar masivisht duke bërë që Qeveria të ndërmerrte për të dytën herë masat e  forta për frenimin e pandemisë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut shenoll ahmeti vdes kameramani shqiptar koronavirusi ne maqedonine e veriut shenoll ahmeti vdes kameramani shqiptar

Sondazh

Poll