Bota

Kosovë- Serbi/ Zv.kryeministri i Kosovës: Themelohet Këshilli i Ekspertëve për dialogun

1 Korrik 2020, 10:21 Nga DOSJA
Kosovë- Serbi/ Zv.kryeministri i Kosovës: Themelohet Këshilli i

KOSOVË-Zëvëndës Kryeministri, Driton Selmanaj, tha se ky organ do të funksionojë në kuadër të Zyrës së kryeministrit dhe se detyrë e anëtarëve të këshillit do të jetë përpilimi i analizave specifike dhe këshillimi i kryeministrit dhe qeverisë për çështjen e dialogut me Serbinë.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ditën e sotme ku është folur mbi dialogun, Zëvëndës Kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj është shprehur se Qeveria e Kosovës ka themeluar Këshillin e Ekspertëve për dialogun me Serbinë.

Më tej Selmanaj u shpreh se ky organ do të funksionojë në kuadër të Zyrës së kryeministrit dhe se detyrë e anëtarëve të këshillit do të jetë përpilimi i analizave specifike dhe këshillimi i kryeministrit dhe qeverisë për çështjen e dialogut me Serbinë.

“Këshilli do të përgatisë raporte dhe dokumente për pozicionin e Kosovës në dialog.”- u shpreh Selmanaj.

Ky vendim është miratuar këtë të mërkurë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Ndërkohë pas  themelimit të Këshillit, kryeministri Hoti, pritet të emërojë koordinatorin e Qeverisë së Kosovës për dialog.

Gjatë fjalës së tij në hapjen e mbledhjes  së Qeverisë së Kosovës, Hoti tha se pavarësisht zhvillimeve të fundit, dialogu s’ka alternativë dhe se Kosova është e gatshme për të rifilluar këtë proces, dhe se tema kryesore në dialog duhet të jetë njohja reciproke.

Dialogu Kosovë-Serbi është ndërprerë në fund të vitit 2018 për shkak të tarifës që kishte vendosur Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi driton selmanaj dialogu kosove-serbi driton selmanaj

Sondazh

Poll