Politike

Ruçi tregon datën: Në 30 korrik votohet në Kuvend kërkesa e opozitës për ndryshimin e sistemit

30 Qershor 2020, 09:00 Nga DOSJA
Ruçi tregon datën: Në 30 korrik votohet në Kuvend

TIRANË- Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka treguar sot kalendarin e diskutimeve për kërkesën e opozitës e cila kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ruçi është shprehur në Komisionin e Ligjeve se ka përcaktuar datën 30 korrik si ditën kur do të votohet në Parlament nëse do të kemi apo jo ndryshim të Sistemit Zgjedhor sipas kërkesës së deputetëve të opozitës parlamentare.

AI ka prezantuar dhe të gjithë kalendarin e diskutimeve, ku përgjatë gjithë javës do të vijohet me mbledhje të Këshillit të Legjislacionit. Më pas do të ketë seanca për miratimin e ligjit dhe në fund votimi në Kuvend.

Nga ana tjetër sot është afati i fundit i Reformës Zgjedhore dhe palët në Këshillin Politik duhet t’i dërgojnë Kuvendit marrëveshjen e plotë e cila më pas do të miratohet nga deputetët.

Kuvendi ka nisur sot shqyrtimin e kërkesës së opozitës së re për ndryshimin e sistemit. Deputetët e opozitës kanë treguar edhe njëherë herë qëllimin e kësaj nisme, duke thënë se me hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit do të ketë një garë reale. Ruçi ka thënë se në 30 korrik propozimi do të kalojë në seancë plenare për tu votuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci kuvendi shqyrton kerkesen e opozites opozita e re kerkon lista te hapura gramoz ruci kuvendi shqyrton kerkesen e opozites opozita e re kerkon lista te hapura

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2020, 08:49

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari është përfshirë sot në një debat me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Kësh...