Politike

Rama vijon axhendën në Kosovë, takohet dhe me Avdullah Hotin

29 Qershor 2020, 14:51 Nga DOSJA
Rama vijon axhendën në Kosovë, takohet dhe me Avdullah Hotin

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Siç shihet dhe nga foto, Rama dhe Hoti nuk shtrëngojnë duart, por vetëm përshdenten nga larg duke respektuar masat kudnër COVID-19.

Më herët Rama ka zhvilluar një takim me kreun e Nismës, Fatmir Limaj dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani. Gjatë gjithë takimeve në Kosovë, kreu i qeverisë është parë të mos vendos maskë.

Pas Hotit, Rama do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe lider të tjerë.

Sot paradite Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kosovë dhe do të zhvillojë një vizitë dy ditore. Dosja.al ka zbardhur detaje nga axhenda e kryeministrit, i cili mësohet se do të zhvillojë takime zyrtare me krerët e Shtetit në Kosovë dhe me krerët e partive. Në fokus të këtyre takimeve mësohet të jetë diskutimi mbi aktakuzat e ngritura ndaj Presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne kosove rama takon hotin edi rama rama ne kosove rama takon hotin

Sondazh

Poll