Politike

Basha takon operatorët turistik në Shëngjin: Shteti nuk ekziston për këtë sektor, vetëm taksat, gjoba, fatura të larta e

29 Qershor 2020, 11:18 Nga DOSJA
Basha takon operatorët turistik në Shëngjin: Shteti nuk ekziston

SHËNGJIN- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot paradite në Shëngjin ku ka takuar bizenset dhe operatorët turistikë. Në një video në Facebook, Basha shkruan se turizmi në Shëngjin është në gjendje shumë të vështirë dhe shton se shteti nuk ekziston për operatorët turistikë.

Kreu i PD ka akuzuar dhe Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se qeveria në vend të mbështetjes për operatorët turistikë, qeveria i pagoi Bandës së Lushnjës 1 milion Euro më 1 ditë për inceneratorët.

Ehde bizneset i janë ankuar liderit të opozitës, duke thë se punojnë vetëm në fundjave dhe kërkojnë ndihmë nga qeveria. “Jemi në pasiguri totale. Gjysmën e punëtorë i kemi dërguar në shtëpi, pa rroga. Nuk paguajmë dot pagat dhe detyrimet”, i tha një biznesmen.

PJESË NGA DIAGOLU

Basha: Si i ke punët Dritan?

Operatori turistik: Puna është shumë dobët. Ne punojmë vetëm në ditë të shtunë edhe të diel. Java tjetër është shumë e dobët. Ne mundohemi që me mundësitë tona të krijojmë njëfarë pune me kolegë me agjensitë, po janë inekzistuese. Puna nuk dimë si do të shkojë, se edhe taksat lokale duhet t’i shlyejmë, mundësia është e pakët

Taksat duhet t’i paguajmë deri në fund të qershorit, fundi qershorit i bie nesër. Ne, ato pagesa, është nje çikë e zorshme që t’i shlyejmë, ndoshta mund ta shohë njeri që punojmë ditë të shtunë.  Po janë dhë rrogat e punëtorëve, janë drita, ujë, janë shumë gjëra të tjera dhe është e pamjaftueshme me atë punë që bëjmë. Për të paguar gjithë këto, kërkojmë vetëm shtyrje, shtyrje, shtyrje që të na lehtësojnë të paktën. Dhe strukturat tatimore të mos na shqetësojnë, se ne jemi në pikë të hallit, çfarë të  themi.

Lulzim Basha: Çfarë parashikimesh keni për Korrikun? Për prenotimet për ardhje apo është pasiguri totale?

Operatori turistik: Pasiguri totale është. Nuk parashikojmë dot asnjë lloj gjëje. Ne ecim, Zoti na ndihmoftë, si të themi.

Basha ka bërë dhe një xhiro në shëtitorën e Shëngjinit dhe është takuar me pronarë të vegjël dhe sipas tij të gjithë i janë ankuar, duke i thënë se nuk ka punë. Kreu i PD prej javësh ka nisur një tur takimet, ku ka parë nga afër gjendjen e biznesit në Shqipëri. Numri një i PD ka takuar bizneset e vegjël në Tiranë, por dhe fermerë në zona të ndryshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne shengjin lulzim basha basha ne shengjin lulzim basha

Sondazh

Poll