Politike

Rama konfirmon vizitën në Kosovë: Aktakuza ishte një fletë-rrufe që do hyjë në historinë e drejtësisë si një njollë

29 Qershor 2020, 10:53 Nga DOSJA
Rama konfirmon vizitën në Kosovë: Aktakuza ishte një

KOSOVË– Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot vizitën e tij në Prishtinë. Në një postim në mediat sociale, Rama shkruar se ndodhet në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë për aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.

Më tej Rama ka sulmuar edhe njëherë Specialen, duke thënë se aktakuza është një fletë-rrufe që do të hyjë si njollë turpi e shekullit të XXI në historinë botërorë të drejtësisë.

NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI E SHEKULLIT XXI NË HISTORINË BOTËRORE TË DREJTËSISË, E CILA PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VEÇ NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE A PARA TYRE!”, shkruan Rama.

Sot paradite Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kosovë dhe do të zhvillojë një vizitë dy ditore. Dosja.al ka zbardhur detaje nga axhenda e kryeministrit, i cili mësohet se do të zhvillojë takime zyrtare me krerët e Shtetit në Kosovë dhe me krerët e partive. Në fokus të këtyre takimeve mësohet të jetë diskutimi mbi aktakuzat e ngritura ndaj Presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage rama ne kosove edi rama hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage rama ne kosove

Sondazh

Poll