Politike

Klima e keqe e biznesit në Shqipëri, Shalsi: Opozita është fajtore, sajoi kriza

29 Qershor 2020, 10:33 Nga DOSJA
Klima e keqe e biznesit në Shqipëri, Shalsi: Opozita është

TIRANË- Ministri i Shtetit për Mbrotjen e Sipërmarrjes ka qenë sot prezent në një konferencë të zhvilluar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Në fjalën e tij, Shalsi është shprehur se klima e biznesit në Shqiipëri është përkeqësuar nga opozita.

Ai tha se lufta politike dhe protestat e opozitës gjatë vitit të kaluar tërhoqen shumë infestime që do bëheshin në Shqipëri dhe krijuan një krizë të sajuar.

Situata e acaruar politike e dëmton sipërmarrjen. Kriza e sajuar politike që opozita braktisi parlamentin dhe të dezertojë nga zgjedhjet e qershorit nuk ishin zgjedhjet e duhura. Indikatorët negativ ndihmojnë për t’u përmirësuar. Kohët janë të paprecedenta dhe masat duhet të jenë të tilla. Ka një element të përbashkët me të gjitha sondazhet, një nga ato është klima e sajuar politik, ” tha ministri.

Sot paradite Dhoma Amerikane e Tregtisë ka publikuar një raport për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2019. E pranishme në këtë konferencë ishte dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila u shpreh se shqiptarët kanë nevojë për punësim të të rinjve. Sipas anketimit të publikuar nga Dhoma Amerikane, vihet re se ka një rënie të indeksit mbi përmirësimin e klimës së biznesit për vitin 2019.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eduart shalsi klima e biznesit ne shqiperi raporti i dhomes amerikane te tregtise eduart shalsi klima e biznesit ne shqiperi raporti i dhomes amerikane te tregtise

Sondazh

Poll