Politike

Aktakuzat për krime lufte/ Rama nis takimet në Kosovë, i shkon në zyrë deputetit. Fatmir Limaj jep DETAJE: U shpreh i gatsh

29 Qershor 2020, 11:36 Nga DOSJA
Aktakuzat për krime lufte/ Rama nis takimet në Kosovë, i shkon

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur takimet në Prishtinë. Në këtë vizitë, kreu i qeverisë shoqërohet nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Rama bashkë me Cakajn kanë shkuar në zyrën e Fatmir Limaj, i cili është kreu i Nismës Socialdemokrate dhe pjesë e qeverisë aktuale në Kosovë. Kryeministri  ka publikuar dhe një video të takimit me kreun Nismas.

 

Ndërsa, Limaj ka ndarë detaje nga takimi me dyer të mbyllura duke u shprehur se me kryeministrin Rama kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë duke treguar se kryeministri ishte shprehur i gatshëm të ofroi gjithë ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat mund të kaloj Kosova.

“Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në selinë e Nismës Socialdemokrate, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, me bashkëpunëtorë, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë për mundësinë e koordinimit të veprimeve që duhet ndërmarrim si spektër politik në Kosovë pas situatës së krijuar në vendin tonë. Bashkërisht konstatuam se drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë̈ lidership të vërtetë në këto rrethana në të cilat po kalon vendi. Është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërorë të Kosovës që t’i lemë anash dallimet dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit. Kosova nuk guxon të humbas orientimin e saj dhe duhet t’i përgjigjemi me kujdes situatës, si dhe në të njëjtën kohë jam i bindur se ne do të dalim me të fortë nga kjo situatë. Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroi gjithë ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat mund të kaloj Kosova,”-shkruan Limaj.

Sot paradite Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kosovë dhe do të zhvillojë një vizitë dy ditore. Dosja.al ka zbardhur detaje nga axhenda e kryeministrit, i cili mësohet se do të zhvillojë takime zyrtare me krerët e Shtetit në Kosovë dhe me krerët e partive. Në fokus të këtyre takimeve mësohet të jetë diskutimi mbi aktakuzat e ngritura ndaj Presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne kosove rama takon limajn edi rama rama ne kosove rama takon limajn

Sondazh

Poll