Politike

Kim i shkon Ruçit në zyrë, në fokus të takimit ishte Zgjedhorja dhe Reforma në Drejtesi

29 Qershor 2020, 08:56 Nga DOSJA
Kim i shkon Ruçit në zyrë, në fokus të takimit ishte

TIRANË- Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka shkuar sot në zyrën e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Sipas informacioneve bëhet me dije se fokus të bisedës së tyre ka qenë Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi.

Në një njoftim për mediat nga Kuvendi bëhet me dije se është diskutuar për përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Po ashtu temë e bisedës ishte dhe 

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i ngazhuar për  suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit“, bëhet me dije nga njoftimi.

Takimi i Kim, vjen pak ditë pas një bisede që ka zhvilluar dhe me ministren e Drejtësisë, Etild Gjonaj me të cilën ka diskutuar për vijimin e Reformës në Drejtësi. Ambasadorja Kim në ditët e fundit ka kërkuar përshpejtimin për dy reformat e rëndësishme për Shqipërinë. Diplomatja ka kërkuar nga institucionet të të punojnë për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruzi kim takon rucin reforma ne drejtesi reforma zgjedhore yuri kim gramoz ruzi kim takon rucin reforma ne drejtesi reforma zgjedhore yuri kim

Sondazh

Poll