Politike

Rritjet e rasteve të reja me COVID-19, Meta: Kërkoj urgjentisht reflektim serioz, nevojitet një strategji konkrete

29 Qershor 2020, 08:05 Nga DOSJA
Rritjet e rasteve të reja me COVID-19, Meta: Kërkoj urgjentisht

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot në lidhje me situatën e COVID-10 në Shqipëri, ku ritmet e rasteve të reja janë rritur ndjeshëm, e po ashtu janë shtuar dhe rastet fatale. Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se numrat e shtuar të personave me COVID-19 është një situatë shqetësuese dhe kërkon urgjentisht një reflektim serioz dhe transparent.

Presidenti shkruan se tani nevojitet një strategji konkrete, afatgjatë dhe për përballimin dhe vënien nën kontroll të përhapjes së kësaj pandemie që po rrezikon seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Më tej kreu i shtetit shkruan se në veçanti është e domosdoshme të rritet besueshmëria e menaxhimit të pandemisë, tani kur po hyjmë në pikun e sezonit turistik, në mënyrë që të përfitojmë maksimalisht prej tij.

Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19, veçanërisht të numrit të viktimave, krahasuar me periudhën e fillimit të pandemisë dhe të karantinës, kërkojnë urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm dhe transparent. Nevojitet një strategji konkrete afatgjatë, jo sporadike dhe mediatike, për përballimin dhe vënien nën kontroll të përhapjes së kësaj pandemie që po rrezikon seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Gjithashtu, është i domosdoshëm një komunikim edhe më intensiv me vendet e rajonit dhe ato të BE, si dhe me OBSH, për të harmonizuar veprimet dhe shkëmbyer informacionin në kohë reale për orientimin e një strategjie që lejon daljen sa më të sigurtë dhe të shpejtë nga pandemia.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur, si dhe duke ju uruar shërim sa më të shpejtë gjithë të prekurve, theksoj domosdoshmërinë për respektimin me rigorozitet nga të gjithë të protokolleve shëndetësore dhe masave parandaluese. Është me rëndësi jetike rritja e efikasitetit të këtyre masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët duhet të jetë vetëm mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare. Në veçanti është e domosdoshme të rritet besueshmëria e menaxhimit të pandemisë, tani kur po hyjmë në pikun e sezonit turistik, në mënyrë që të përfitojmë maksimalisht prej tij.”

Ku reagim vjen në një kohë që bilanci i koronavirusit në Shqipëri sa vjen e rëndohet. Një ditë më parë janë konfirmuar 72 persona me COVID-19, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 56 në total, që nga fillimi i pandemisë. Në spitalin Infektiv vijojnë shtrimet e pacientëve me COVID-19, dhe deri më tani po marrin mjekimin 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 të tjerë janë të intubuar. Përgjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin total të të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll