Politike

DETAJE/ Rama do të takohet në Kosovë edhe me Albin Kurtin, zbardhet ora kur kryeministri shqiptar do të zbarkojë në zyrën

29 Qershor 2020, 10:16 Nga DOSJA
DETAJE/ Rama do të takohet në Kosovë edhe me Albin Kurtin,

KOSOVËDosja.al ka zbardhur detaje nga axhenda e takimeve që do të zhvillojë kryeministri Edi Rama në Kosovë. Mësohet se pavarësisht se emri i Albin Kurtit nuk rezulton në axhendën zyrtare, Rama do të zbarkojë në zyrën e Vetëvendosjes në Prishtinë, duke e bërë edhe Kurtin pjesë të takimeve të tij.

Dyshja do të mblidhen në orën 17:00, në zyrën e Kurtit.

Dosja.al ka raportuar sot se kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë për një vizitë dy ditore zyrtare. Rama do të zhvillojë takime zyrtare me krerët e Shtetit në Kosovë dhe me krerët e partive. Në fokus të këtyre takimeve mësohet se do të jetë diskutimi mbi aktakuzat e ngritura ndaj Presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Ndërsa, nesër, mësohet se Rama do të mbajë një konferencë për shtyp nga Kosova.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti edi rama rama ne kosove albin kurti edi rama rama ne kosove

Sondazh

Poll