Politike

“Pasoje, pasoje. Opa”, Meta ‘harron’ politikën dhe i futet futbollit: Është mirë kur shënon vetë (VD)

28 Qershor 2020, 19:46 Nga DOSJA
“Pasoje, pasoje. Opa”, Meta ‘harron’ politikën dhe

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë të dielë ta kalojë pranë detit. Pasditja e ka gjetur Presidentin mes një grupi të rinjsh duke luajtur futboll.

Në një postim në Facebook, Meta shihet teksa ndihmon skuadrën për të shënuar një gol, por shihej e golit e provon dhe vetë, e më pas feston me skuadrën. “Pasoje, pasoje. Opa”, dëgjohet në video e më pas brohorima pas shënimit të golit.


Është mirë kur shënon vetë, por edhe më mirë kur shënojnë shokët. Faleminderit çunave të Shën Pjetrit që me ftesën e tyre ma mbyllën këtë fundjavë me energji pozitive”, shkruan Meta teksa publikon pamjet.

Kreu i Shtetit ka zgjedhur që të dielën të mos ta përzjejë me politikën dhe të shijojë temperaturat e larta për të kaluar disa orë pranë detit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta luan fotbool ilir meta meta luan fotbool

Sondazh

Poll