Aktualitet

Mjeti ende me dritat ndezur dhe me derën e shoferit hapur, dalin pamjet nga atentati në Shkodër, zona e blinduar nga policia

29 Qershor 2020, 11:23 Nga DOSJA
Mjeti ende me dritat ndezur dhe me derën e shoferit hapur, dalin pamjet nga

SHKODËRDosja.al ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes në Shkodër, ku Fatjon Harusha i shpëtoi një atentati paraditen e sotme. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al, makina e llojit “Hyundai”, me ngjyrë të zezë dhe me targë ‘AA207SV’ është ende me dritat ndezur.

Ndërkohë që dera nga ku futet shoferi është e hapur. Makinës i është vënë shiriti, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po mbledh prova dhe po vijon me hetimet.

Ngjarja ndodhi në orën 12:30 të ditës së sotme, në fshatin Vukatan në Shkodër. Burrë e grua, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj mjetit të Fatjon Harushës, djalit të xhaxhait të deputetit të PS-së, Luan Harusha, ndërkohë që ishte në lëvizje. Fatmirësisht ngjarja ka përfunduar pa të lënduar, ndërkoë që mësohet se disa oersona janë shoqëruar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ndaj luan harushes shkoder atentat ndaj luan harushes shkoder

Sondazh

Poll