Aktualitet

“Po na grabisin, s’më lënë të ndërtojë me lekët e mia”, banorët e Vorës sërish në protestës: Nuk lejojmë shem

29 Qershor 2020, 10:06 Nga DOSJA
“Po na grabisin, s’më lënë të ndërtojë

VORË- Banorët e Vorës kanë dalë sërish në protestë kundër vendimit të bashkisë që kërkon shembjen e banesave të tyre. Qytetarët janë mbledhur para bashkisë dhe kërkojnë që bashkia të mos shembë banesat, por t’i kompesojë ata.

Ata kundërshtojnë planin e miratuar të rindërtimit pasi sipas tyre ky plan prek drejtëpërdrejt interesat e tyre personale duke i marrë pronën në mënyrë të paligjshme.

Dua ta ndërtoj me lekët e mia banesën e shembur nga tërmeti i shtatorit nuk më lënë se ka dalë zonë e kuqe. I bëj thirrje prokurorisë ta hetojë se kemi të bëjmë me grabitje prone. Nuk mund të pranojnë planin e bashkisë, ne kemi bërë kërkesa për takim pasi u prish dëgjesa pubnlike”, u shpreh i revoltuar një qytetar.

Një tjetër qytetar ka bërë me dije se kanë kërkuar takim, por bashkia nuk lejon që të futen dhe mediat në takim. “Nuk shkojmë në takim pa mediat, pasi takimi ashtu bëhet korruptiv dhe nuk mund të zhvillohet”, tha banori.

Sipas planit të miratuar për rindërtimin e Vorës, parashikohen të shemben 11 pallate 5-katësh dhe do rë rindertohen 25 pallate 8-katësh. Banorët prej ditësh po protestojnë para bashkisë dhe kërkojnë uljen në tryezë. Pak ditë më parë ata kanë qenë dhe në një dëgjesë publike, por takimi është prishur pasi banorët janë përplasur me zyrtarët e bashkisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e vores protesta ne vore rindertimi ne vore banoret e vores protesta ne vore rindertimi ne vore

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2020, 09:01

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë me anë të Eugena Tomimit, u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të ruajnë masat kundër COVID-19, pasi vurisi ka të njëjtën f...