Aktualitet

“Veprimet e saj qelben era korrupsion, ka durrin e dënuar”/ Mjekët që kuruan atentatorin e Laçit kërkojnë përjashtimi

29 Qershor 2020, 11:14 Nga DOSJA
“Veprimet e saj qelben era korrupsion, ka durrin e dënuar”/

TIRANË– Besim Lama dhe Viktor Marku, dy mjekët që mjekuan ilegalish atentatorin e Laçit, Eduart Lamajn, kanë kërkuar ndryshimin e prokurores. Dosja.al mëson se dy mjekët kërkojnë përjashtimin e prokurores Arjola Prençit.

Arsyeja që mjekët kanë kërkuar pëjashtimin e Prençit, mësohet se është fakti që kjo e fundit është bashkëshortja e ish-Prokurorit të Pukës, i arrestuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion.

Veprimet e prokurores Arjola Prençi në raport me Kliniken Amavita “qelben” era korrupsion. Prençi është bashkëshortja e ish-prokurorit të Pukes Pëllumb Prençi i arrestuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion.

Në këto kushte, duke qenë se kemi humbur besimin tek kjo prokurore si e paanshme dhe e pavarur, kërkojmë zëvendësimin e kësaj prokuroreje me një tjetër,“- mësohet se shkruhet në kërkesë.

Përveç ndërrimit të prokurores, mësohet se dy avokatët e mjekësve, përkatëissht Arbër Hixha dhe Dritan Metani, kanë kërkuar lirinë e dy mjekëve, Lama dhe Marku. Dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama, janë lënë në burg pasi akuzohen se mjekuan në fshehtësi Eduart Lamajn, duke mos treguar në Polici se i kërkuari fshihej në klinikën AMAVITA. Lamaj, është autori i atentatit të 30 majit në autostradën Laç-Mamurras ku mbetën të vrarë biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjola prenci besim lama mjeket kerkojne perjashtimin e prokurores prenci pellumb prenci viktor marku arjola prenci besim lama mjeket kerkojne perjashtimin e prokurores prenci pellumb prenci viktor marku

Sondazh

Poll