Aktualitet

Greqia merr vendimin, nga 1 korriku hap kufijtë tokësorë me Shqipërinë

29 Qershor 2020, 10:19 Nga DOSJA
Greqia merr vendimin, nga 1 korriku hap kufijtë tokësorë me

GREQI-Ditën e sotme zëdhënësi i qeverise greke, Stelios Petsas ka bërë me dije gjatë një konference për shtyp se do të hapen kufijtë me Shqipërinë.

Duke filluar nga data 1 korrik, doganat e Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të hapura.Ndërkohë që nga ana tjetër, Mali i Zi ka vendosur të mbyllë kufijtë me vendin tonë për shkak se javët e fundit është parë një rritje e ndjeshme e shtimit të rasteve me Covid-19.

Ky vendim ka hyrë në fuqi nga 21 qershori dhe do duhet të zbatohet derisa ta vendosin autoritetet e Podgoricës.

Në një kohë që Shqipëria lehtësoi masat e Covid-19 dhe rihapi shumë biznese, rimbyllja e kufijve tokësorë është vendosur sërishpër shkak të numrit të lartë të  shtetasve të infektuar aktiv në Shqipëri, që aktualisht e kalon numrin 700, limit ky i vendosur më parë nga autoritetet malazeze dhe që e kalon shifrën 25 të infektuar për 100 000 banorë.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar2466 të infektuar nga koronavirusi dhe  kanë vdekur 58 të tjerë.  Ndërkohë aktualisht janë aktivë 970 raste. Por Greqia prej fillimit të shpërthimit të virusit e deri më tani  ka konfirmuar 191 viktima dhe 3.376 të infektuar nga koronavirusi.

Burimi: inewsgr.gr

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në greqi koronavirusi ne shqiperi koronavirusi në greqi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll