Aktualitet

Nënkryetarja e Bashkisë së Shkodrës e infektuar me COVID-19, Emilia Koliqi dyshohet se virusin e mori në një dyqan

29 Qershor 2020, 10:07 Nga DOSJA
Nënkryetarja e Bashkisë së Shkodrës e infektuar me COVID-19,

SHKODËR- Nën/kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Emilia Koliqi është infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nënkryetarja e ka bërë testin një ditë më parë, ku rezultoi pozitive. Të njëjtat burime bëjnë me dije se nënkryeterja Koliqi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është me temperaturë 37.5. Dyshohet se virusin ajo mund të ketë marrë në një dyqan.

Ndërkohë, pas konfirmimit të saj një sërë punonjës të bashkisë së Shkodrës po bëjnë analizat. Po kështu, pritet të nisë edhe dezinfektimi i zyrave të kësaj bashkie.

Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve nëpër institucionet shtetësore. Dosja.al ka raportuar më herët se ka punonjës të infektuar në Kryeministri, ministrinë e Financave, bashkinë e Tiranës, në OSHEE dhe në Kadrastrën e Durrësit.

Ndërsa, sot Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 2 të moshuar. Kështu numri i viktimave ka shkuar në 58. MSH  konfirmoi edhe 64 raste të reja me COVID-19 dhe harta u zgjerua  në 14 qytete. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim  84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emilia koliqi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi emilia koliqi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll