Aktualitet

VIDEO/ Atentat djalit të xhaxhait të deputetit të PS-së në Shkodër, Fatjon Harusha u shpëton plumbave, burrë e grua me m

29 Qershor 2020, 10:46 Nga DOSJA
VIDEO/ Atentat djalit të xhaxhait të deputetit të PS-së

SHKODËR– Fatjon Harusha, djali i xhaxhait të deputetit të Partisë Socisaliste i ka shpëtuar një atentati ditën e sotme. Dosja.al mëson se në orën 12:30 të ditës së sotme, në fshatin Vukatan të Shkodrës, Harusha ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij, të llojit “Hyundai”, me ngjyrë të zezë dhe me targa ‘AA207SV’.

Në një moment, një burrë dhe një grua e veshur me një bluzë të bardhë, të hipur mbi një motor të llojit “Papaq”, kanë qëlluar me armë zjarri drejt mjetit të Harushës. Ky i fundit, ka shpëtuar pa u lënduar, ndërkohë që autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Dosja.al sjell edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku mjeti I sulmuar ndodhet ende me dritat ndezur dhe me derën e shoferit hapur. Ndërkohët mësohet se për ngjarjen në fjalë, janë shoqëruar disa persona në polici.

Ende nuk dihet arsyeja për të cilën dy personat e paidentifikuar mund të kenë dashur të ekzekutojnë Harishën, por kujtojmë se familja e këtij të fundit është shumë e lakuar në media. Konkretisht, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet sociale, se para zgjedhjeve të 30-qershorit, Luan Harusha ka dërguar nipërit e tij që të thyejnë pallatin e sportit në Shkodër ‘Qazim Dervishaj”, që ka qenë KZAZ, për të marrë materialet zgjedhore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat fatjon harushes atentat ne shkoder fatjon harusha shkoder atentat fatjon harushes atentat ne shkoder fatjon harusha shkoder

Sondazh

Poll